Michelangelo i humbur gjendet në Oksford

12/07/2011 11:15

Një pikturë e humbur e artistit të Rilindjes, Michelangelo, është gjetur e vendosur në rezidencën e Universitetit të Oksfordit.

Lajmin e ka bërë të ditur një studiues italian. Piktura, e vendosur në Campion Hall, që tregon kryqëzimin e Krishtit, mendohej se kishte si autor Marcello Venusti-n.

Por Antonio Forcelino ka deklaruar se teknologjia me rreze infra të kuqe ka zbuluar krijuesin e vërtetë të kryeveprës.

Ajo është hequr nga muri i komunitetit akademik jezuit dhe është dërguar në Muzeun Ashmolean për arsye sigurie.

Drejtuesi i Campion Hall, atë Brendan Callaghan tha: “Është një vepër shumë e bukur, por shumë e vlefshme për të qendruar në murin tonë”.

Top Channel