" /> ">
Mazhoranca është e vendosur të ndërtojë kompleksin e ri parlamentar,
brenda afateve dhe me cdo cmim, në vendin ku ngrihet aktualisht Qendra
Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër Arbnori”.
Komisioni parlamentar i ligjeve shqyrtoi projektligjin që përcakton rregullat dhe procedurat se si do të ndërtohet kompleksi i ri parlamentar. Kjo është faza e dytë, ndërkohë që e para ishte ajo e konkursit ndërkombëtar dhe e shpalljes së fituesit.
Zbatimi i këtij projekti në të gjitha fazat e tij do t’i besohet të njëjtës studio fituese. Kërkesa për lejen e ndërtimit dhe sheshit të ndërtimit do të depozitohet në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Republikës, duke mënjanuar Këshillin e rregullimit të territorit të Bashkisë Tiranë. Por sipas Enkelejd Alibeajt, relator i projekt-ligjit, kjo mbështetet në Ligjin për Urbanistikën, ligjin për Planifikimin e Territorit të miratuar nga Kuvendi e që do të hyjë në fuqi në shtator të këtij viti dhe në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Top Channel