Gjermania: Kosova, e stabilizuar si shtet
11/07/2011 13:45
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot
në takim të fundit ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Hans-Dieter
Steinbach.
Sipas RTK-së, Steinbach vlerësoi lart punën rreth miratimit të ligjeve, sidomos nga Pakoja e Ahtisarit. Ambasadori gjerman u shpreh se Kosova tashmë ka arritur stabilitetin e vet si shtet.
Kryetari i Kuvendit Krasniqi e falënderoi ambasadorin gjerman për ndihmën që dha në bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, si dhe të institucioneve tjera të vendit, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi i shumë i mirë ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Gjermanisë, do të vazhdojë të thellohet edhe në të ardhmen.
Top Channel