Sudani i Jugut, shteti më i ri në botë
09/07/2011 01:45
Sudani i Jugut është shteti më i ri në botë. Me hyrjen e datës 9 korrik hyri në fuqi marrëveshja e vitit 2005 dhe rezultati i referendumit të para pak muajve që e shkëput Sudanin e Jugut nga pjesa tjetër e Sudanit.
Në ceremoninë që do të organizohet më këtë rast në kryeqytetin Juba vec personaliteteve të ndryshme do të marrin pjesë edhe presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun.
Sudani ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Sudanit të Jugut, që arriti në këtë fazë pas një lufte civile të gjatë e të përgjakshme.
Top Channel