Chavez del në publik

08/07/2011 02:10

Presidenti venezuelian, Hugo Chavez pak ditë pas rikthimit në atdhe nga Kuba, ku iu nënshtroi një operacioni mjekësor kundër kancerit, u shfaq në një event publik.

Chavez vizitoi akademinë ushtarake të Forte Tiuna, ku kryenin betimin 550 oficerë të rinj.

“Jam duke luftuar ndaj kancerit. Është një sëmundje e vështirë, por unë ju premtoj ju se do të luftoj dhe do të fitoj edhe këtë betejë”, tha Chavez para ushtarakëve.

Top Channel