Vjedh një Picasso dhe arratiset në këmbë

07/07/2011 17:25

Një vjedhje e bujshme për nga thjeshtësia e saj. Edhe pse shumë shpejt autori i saj mund të përfundojë në burg.

Falë telekamerave të vëzhgimit, pronarët e një restoranti të San Francisco kanë publikuar imazhet e burrit që ka vjedhur vizatimin me laps të Pablo Picasso “Tête de femme” të galerisë së artit Weinstein.

Lokali “Lefty O’ Doul’s” ka shpërndarë disa imazhe ku duket hajduti duke ecur në trotuar me kornizën nën krahë.

Restoranti është pak metra nga galleria e artit ku të martën në mëngjes është vjedhur piktura, që i përket vitit 1965 dhe ka një vlerë prej qindra mijëra dollarësh.

Pasi ka marrë kornizën nga muri, hajduti ka ikur me një taksi që e priste jashtë.

Policia e kishte përshkruar si një burrë, 30 vjeçar, që vishte xhaketë dhe pantallona të zeza, përshkrim që përputhet me pamjet në video.

Top Channel