Paketë e re fiskale

07/07/2011 15:55

Qeveria po pergatit nje pakete te re fiskale, ku pervec takses se
automjeteve dhe karburanteve do të ndryshojë edhe akcizën e birrës.
Sipas draftit akciza e birrës ulet ndjeshem sidomos për prodhuesit
vendas dhe nga 30 leke për litër nga 1 shtatori do të jetë 10 ose 12
lekë për litër.

Po ashtu akciza ulet edhe per birren e importit nga 40 lekë për litër në 30 lekë për litër. Por ndërsa ulet akciza e birrës, qeveria rrit fort taksat për solarin dhe mazutin, akica e të cilave shkon nga 20 në 37 lekë për litër. Madje per keto dy nenprodukte futet per here te pare edhe taksa e karbonit, e cila do te jete 3 leke per liter nga data 1 shtator.

Pervece akcizave ndryshon edhe skema e taksimit te automjeteve. Nga 1 shtatori qeveria heq doganen e tyre, por prezanton nje takse te re te pervitshme, e cila perllogaritet sipas nje formule, qe shumezon fuqine motorike te automjetit me koeficentin perkates te vjetersise dhe taksen fikse 20 per benzine dhe 25 per naften.

Sipas kesaj formule, taksa e pervitshme per nje automjet tip benz i prodhuar ne vitin 2001 me fuqi motorike 2 mije kuaj fuqi dhe qe punon me nafte shkon ne 12 mije leke. Detyrimi për makinat me më pak se tre vite prodhimi është zero, ndërsa për gjithë të tjerat varion nga 7 mije per makinat  e reja deri ne 30 mije leke ne vit per automjet  me te vjetra.

Ne shtator do te hiqet gjithashtu edhe taksa e regjistrimit dhe ajo e qarkullimit, te cilat do te kompensohen permes rritjes me 7 leke per liter te taksave per karburantet, qe do te perkthehet automatikisht ne rritjen me të paktën 8.4 lekë për litër te cmimeve ne treg. Ne total keto ndryshime sipas Ministrise se Financave nuk e rrisin barren, pasi efekti ne buxhet parashikohet neutral.  

Top Channel