Karrige elektrike të bërë vetë për gruan

07/07/2011 15:15

Një britanik, i nxehur me të shoqen që e kishte kërcënuar se do e linte, është përpjekur për ta vrarë me një karrige elektrike të bërë nga ai vetë në shtëpi.

I dëshpëruar pasi Margareta e tij i kishte kërkua divorcin, Andrew Castle, nga Lancashire, ka ndryshuar kolltukun e shtëpisë duke e lidhur nëpërmjet një filli metali me rrjetin elektrik.

Burri më pas ka ftuar të shoqen që të ulet për të folur, por ajo është çuar nga “karrigia elektrike” artizanale përpara se i shoqi të arrinte të ndizte çelsin.

Top Channel