Hedhje me ski nga 180 metra lartësi

07/07/2011 14:10

Tomas Bergelmam, një i apasionuar pas sporteve ekstreme, vendosi të hidhej me ski nga një faqe mali me dëborë në një nga aventurat e tij të fundit të këtij lloji para se t’i përkushtohet familjes.

Fatmirësisht për bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, 35-vjeçari arriti të hidhej nga 182 metra lartësi pa pësuar asnjë gërvishtje.

“Kam pasur aventura të tilla në Norvegji, Slloveni apo Kanada. Tani zgjodha malin Chamonix në Francë. Jam stërvitur 5 muaj për të bërë këtë hedhje”, shprehet suedezi.

Bergelmam u shoqërua në këtë aventurë nga një shoku i tij fotograf dhe ja disa nga fotot:

FOTO GALERI
1/2

Top Channel