Fiton 40 mijë $, ia dhuron kundërshtarëve

07/07/2011 12:15

Fituesi i një konkursi për gjuajtjet e lira në basketboll, në një universitet të Los Angeles, ka treguar bujarinë e tij duke i dhuruar shpërblimin prej 40 mijë dollarësh shtatë sfidantëve të tij.

Allan Guey ishte një nga tetë studentët që u zgjodhën me short për të marrë pjesë në këtë event sportiv. 18-vjeçari merret me këtë sport prej kohësh, por gjithsesi u lejua të merrte pjesë në këtë garë gjuajtjesh të lira dhe siç parashikohej ishte ai që fitoi.

“Kam hequr dorë nga shpërblimi 40 mijë dollarësh. Unë e konsideroj veten me fat dhe mendoj se këto para i duhen më shumë shokëve të mi për të vazhduar universitetin”, lexohet në një komunikatë të Guey.

Top Channel