Apple, 15 miliardë aplikacione nga App Store

07/07/2011 20:00

Më shumë se 15 miliardë aplikacione për iPhone, iPod e Ipad të shkarkuara dhe 2 miliardë e gjysmë dollarë të shpërndara për programuesit.

Janë këta numrat rekord të App Store, të regjistruara në dyqanin online të aplikacioneve të Apple në pothuajse tre vjet aktivitet.

Një rekord që bëhet edhe më i dukshëm nëse mendohet se pragu i 10 miliardë aplikacioneve ishte arritur vetëm 22 janarin e shkuar.

App Store i Mollës është aktiv në më shumë se 90 vende.

Top Channel