Amazon, hapësirë pa limit për muzikën

07/07/2011 16:00

Nxehet beteja muzikore në kuadër të “cloud”: Amazone ofron hapësirë pa kufi dhe zbarkon në iPad, duke sfiduar Apple e Google.

Propozimi është i vlefshëm për përdoruesit Cloud Drive, e filluar në mars, është kufizuar në kohë dhe niset nga sot: mjaftojnë 20 dollarë në vit për 20 GB plus një hapësirë e pakufizuar për muzikën.

Një e re tjetër është Cloud Player për iPad me të cilën poseduesit e tablet mund të riprodhojnë muzikën e tyre duke e hapur nga Safari mobile.

Top Channel