Vendet më pak të lirë të botës

06/07/2011 10:30

“Freedom House”, në raportin vjetor mbi lirinë, ka publikuar vendet më pak të lira të planetit.

Këto janë vendet ku askush nuk do të donte të kalonte pushimet:

Myanmar – Birmania antike. Udhëhiqet nga një diktaturë e egër komuniste ku çdo familje duhet të dërgojë një anëtar të saj për punë të detyruar.

Guinea Ekuatoriale – Ka fituar pavarësinë në vitin 1968 dhe që nga viti 1979 udhëhiqet nga Teodoro Mbasogo, i cili ka të përqendruar të gjithë pushtetin mbi vete.

Eritrea – Ekziston vetëm një parti e ligjshme. Popullsia “kontrollohet” nëpërmjet arrestimeve, torturave dhe burgjeve sekrete.

Libia – Udhëhiqet nga Gedafi që nga viti 1969. Mund të burgosesh nëse nuk ndjek principet e regjimit të liderit të saj.

Korea e Veriut – Vend me diktaturë ekstreme ku llogaritet se janë të burgosur rreth 200 mijë persona dhe mijëra të tjerë janë torturuar dhe i janë nënshtruar eksperimenteve të ndryshme.

Somalia – Lufta civile ka shkatërruar strukturat shtetërore. Mbizotëron ekstremizmi islamik dhe në shumë rajone të vendit është instaluar ligji sharia.

Sudani – Udhëhiqet prej 24 vitesh nga Oman al-Bashir, i cili fitoi sërish në votimet e para demokratike të zhvilluara në vend duke lënë të kuptohet se zgjedhjet ishin një farsë.

Tibeti – Vendi i Dalai Lamës, i pushtuar nga Kina që në vitin 1959. Represioni në këtë vend është shtuar me kalimin e kohës dhe Pekini në vitet e fundit po mundohet të “fshijë” plotësisht kulturën tibetiane.

Top Channel