Spielberg pëlqen “të vjetrën”

06/07/2011 11:10

Edhe pse teknologjitë e reja avancojnë me ritme shumë të shpejta, Steven Spielberg preferon mënyrat e vjetra të të bërit kinematografi kur vjen momenti për të ndërtuar historitë e tij.

“Më pëlqen kur rikthej në kujtesë mënyrat se si punonim për të bërë një film. Në atë kohë, kinemaja ishte art. Duhet të përdorje tretës, të kishe njohuri mbi kiminë, të laje foto, të ndjeje ngjitësin nëpër gishta”, kujton Spielberg.

“Më pëlqen t’i bëj gjërat sipas mënyrës së vjetër”, shton regjisori.

Top Channel