Patatet e skuqura janë si droga

06/07/2011 10:05

Patatet e skuqura janë të parezistueshme për shkak të një reaksioni kimik që zhvillohet në stomak. Ato përmbajnë një substancë kimike të ngjashme me marijuanën që i bën kaq të pëlqyeshme.

Sipas kërkuesve të Universitetit të Kalifornisë, kur patatet e para të skuqura arrijnë në stomak, yndyrat bëjnë që të prodhohen endokanabinoide, substanca që “ndezin” sinjalin e urisë.

Kjo gjë vlen për të gjitha ushqimet që përmbajnë yndyrë, por që çuditërisht këtë efekt nuk e kanë sheqernat dhe ushqimet me proteina.

Sipas grupit të studiuesve, në të ardhmen mund të bëhet i mundur ndalimi i këtij efekti (veprimit të endokanabinoideve) dhe në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të heqim dorë nga patatet e skuqura.

Top Channel