Tjetër femër fatale në Hollivud

05/07/2011 13:10

Femrave fatale të Hollivudit u është shtuar edhe aktorja me ngjyrë Zoe Saldana.

Në filmin e saj të ri, Saldana interpreton një vrasëse profesioniste gjakftohtë, që vret për llogari të kompanisë së xhaxhait të saj.

Ndërsa në kohën e lirë ushtron zanatin në kërkim të një mafiozi përgjegjës për vrasjen e prindërve, që e pa me sytë e saj kur ishte fëmijë në Bogota të Kolumbisë.

Filmi, një prodhim franko-amerikan, është me regji të Olivier Megaton, ndërsa skenaristë janë i mirënjohuri Luc Besson dhe Robert Mark Kamen.

Pas filmave aksion ku protagonistë kryesorë janë femrat, si “Salt” me Angelina Jolie dhe “Hana”, në ekran vjen një tjetër prodhim me një femër në rolin e vrasëses profesioniste.

Top Channel