Tiranë, digjet vila 3-katëshe

05/07/2011 09:20

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të sotëm një vilë 3-katëshe në zonën e Selitës, në Tiranë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore, sipas të cilave për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe për fat të mirë nuk ka pasur viktima.

Sipas burimeve, nga hetimet paraprake dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm. Madje, shtojnë burimet, dyshimet bien mbi nipin e pronarit të vilës, për shkak të një konflikti pronësie mes tyre.

Top Channel