Tenton arratisjen nëpërmjet valixhes së gruas

05/07/2011 16:10

Është tradhëtuar nga shikimi i trembur dhe nga fakti se tërhiqte valixhen me vështirësi.

Për këtë rojet e burgut të Chetumal, në shtetin e Quintana Roo, e kanë ndaluar dhe kanë hapur bagazhin e rëndë.

Brenda valixhes është gjetur bashkëshorti i saj, një i burgosur që po tentonte arratisjen nëpërmjet ndihmës së të shoqes.

Top Channel