Meta tërhiqet nga “procedurat”

04/07/2011 15:30

Kur Gjykatës së Lartë i kanë mbetur dhe shtate dite për t’u shprehur me
vendimin për vazhdimin ose jo të procesit gjyqësor ndaj ish-
zevendëskryeministrit Ilir Meta, ky i fundit tërheq një nga kërkesat e
tij në këtë gjykim.

Avokati mbrojtes i ish-zevendeskryeministrit Meta, Gëzim Veleshnja dorezoi memon e firmosur nga klienti i tij per heqjen dore nga kerkesa paraprake mbi pavlefshmerine e veprimeve hetimore jashte afateve proceduriale dhe ate te te mos respektimit te cilesive te imunitetit te te proceduarit.

Ne dalje te gjykates zoti Veleshnja tha se nuk hiqet dore nga kerkesat e tjera sikurse akti-ekspertimi i video-kasetes i kryer nga nje ekspert amerikan.

“Duke qene së shtetasi Ilir Meta ka vijuar në vazhdimësi dhe herë pas here, se nuk kërkon të përfitojë nga shkeljet proceduriale të kryera nga organi i akuzës ka kërkuar zhvillimin e gjykimit të drejtë, të barabartë, të vazhdueshëm të pandërprerë të këtij procedimi. Ne nuk heqim nga dorë nga kërkesa të tjera, që lidhen me aktin e ekspertimit teknik të kryer jashtë rregullave proceduriale, nuk heqim dorë nga mënyra e pyetjes së dëshmitarëve, si dhe marrjen e provës objekt-ekspertimi të kësaj cështje në shkelje të parashikimit të ligjit. Gjatë gjykimit të këtij procedimit do të paraqesim prova dhe fakte që do të konfirmojnë edhe një herë shkeljet e vazhdueshme të bëra nga organi i akuzës si dhe manipulimin dhe montimin e bërë në video, objekt ekspertimi i kësaj cështje”, tha Veleshnja.

Por sipas kodit te procedures penale kjo heqje dore nga kerkesa per afatet eshte jashte afateve ligjore dhe proceduriale, sepse ne kohen qe kerkesa u depozitua, gjykata konsiderohet ne dhomen e keshillimit per te marre vendimin dhe nuk mund te nderprese vendimarrjen per asnje kerkese.

Top Channel