Kritikon restorantin, arrestohet

04/07/2011 10:30

Nëse do të vizitoni ndonjëherë Tajvanin, mos provoni të kritikoni ushqimin që do të provoni atje.

Duket se të publikosh komente negative mbi kuzhinën tradicionale të këtij vendi ngjall zemërimin e autoriteteve dhe kjo gjë i ka ndodhur një gruaje e cila ka shkruar në blogun e saj kritika për pjatën e provuar në një restorant.

Menjëherë restoranti e ka paditur gruan për shpifje. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2008.

Tre vjet më vonë, Gjykata e Lartë e Taipeit i ka dhënë të drejtë restorantit duke e konsideruar komentin si “të ekzagjeruar” dhe aspak objektiv.

Tajvanezja Lui Ying tashmë duhet të bëjë 1 muaj burg dhe të paguajë një gjobë prej 7 mijë dollarësh sepse e ka konsideruar një pjatë të restorantit si “shumë të kripur”.

Top Channel