Hapet festivali i teatrit në Dibër të Madhe

04/07/2011 21:10

Në Dibër të Madhe ka nisur festivali i teatrit shqiptar në Maqedoni, Dibër 2011. Pjesëmarrës në këtë festival janë 10 trupa teatrore nga trevat shqiptare që kanë nisur të interpretojnë shfaqjet e tyre.

Sipas regjisorit Mitro Kutalit, i cili është dhe anëtar i komisionit të jurisë së këtij festivali, e rëndësishme është që ky eveniment tashmë është bërë traditë në Dibër të Madhe.

“Jo vetëm që kemi një shpërndarje gjeografike mbarëshqiptare por dhe më gjerë, por është e rëndësishme që në këtë festival ndërthuren vepra të dramaturgjisë botërore me atë shqiptare”, shprehet Kutali.

“Ajo c’ka vë re unë në këtë edicion është pjesëmarrja e regjisorëve dhe aktorëve të rinj. Ky festival është kthyer në traditë dhe më vjen mirë që mbijeton, pavarësisht vështirësive”, thotë aktori Alfred Trebicka.

Ky festival zhvillohet në këtë qytet prej 10 vjetësh dhe përvec trupave shqiptare, në këtë eveniment kanë marrë pjesë edhe trupa maqedonase.

Top Channel