Aksident në Fushë Krujë

04/07/2011 23:40

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugë Fushë Krujë – Bubq. Sipas burimev zyrtare të policisë, aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Bilaj të Fushë-Krujës.

30 vjecari Anton Frroku nga fshati Bilaj i Fushë Krujës që po udhëtonte me një motor, është përplasur nga një fuorstradë me targa të Tiranës në anë të kësaj rruge.

Mësohet se drejtuesi i fuoristradës është është ndalur menjëher në vëndin e ngjarjes duke marrë Frrokun në makinën e tij dhe dërguar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke kryer ekpertizën për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel