“Transformers 3”, në krye të box office

04/07/2011 19:05

Është filmi i ri “Transformers 3: Dark of the Moon”, që është ngjitur në kryer të klasifikimeve në Shtetet e Bashkuara.

Në sallat e kinemasë prej 5 ditësh, episodi i tretë i sagës dedikuar robotëve-alienë, që në të gjithë botën ka fituar mbi 370 milionë dollarë, ka spostuar nga vendi i parë filmin e animuar 3D, “Cars 2”, duke fituar 4 milionë usd.

Jashtë listës së 10 filmave më të mirë, pas 7 javësh dhe me pothuajse 17 milionë dollarë arkëtime, ka përfunduar edhe saga “Piratët e Karaibeve 4”.

Top Channel