Kanada, kontestohen William dhe Kate

03/07/2011 08:00

Kontestimet e para për William dhe Kate, çiftin mbretëror britanik, që nga fillimi i vizitës së tyre në Kanada.

Dhjetëra anti-monarkistë i kanë pritur me vërshëllima kur ata kanë vizituar një spital pediatrik në Sainte Justine, në provincën frankofone të Kebekut.

Manifestuesit ishin “armatosur” me tiganë e kanaçe dhe sapo kanë parë çiftin mbretëror kanë filluar të bëjnë një zhurmë të padurueshme.

 

Top Channel