SHBA, mediat “kryqëzojnë” Roberts e Hanks

02/07/2011 13:45

“Wall Street Journal”, “Los Angeles Times” dhe “New York Times” kanë
fshikulluar filmin që do të dalë këtë fundjavë në kinematë amerikane,
“Larry Crowne”.

“Një eksperiencë e dhimbshme”, “Një film shokues” dhe “Si bllokimi i trafikut në Nju Jork”, kanë qenë vlerësimet e tre gazetave për filmin-komedi që ka si protagonistë Tom Hanks dhe Julia Roberts.

Filmi, që bën fjalë për një veteran të luftës që kthehet në kolegj dhe bie në dashuri me profesoren e tij, shënon një dështimin e radhës për Roberts.

Por kritikat nuk janë kursyer as për Hanks, që në këtë film është njëkohësisht edhe regjisor, producent dhe skenarist.

Top Channel