Rritje pagash dhe pensionesh

02/07/2011 15:10

Qeveria u mblodh për herë të dytë brenda kësaj jave, një mbledhje që
përkonte me Asamblene Kombëtare të Partisë Socialiste, për të vendosur
rritjen e pagave dhe pensioneve.

Sipas kryeministrit Sali Berisha ky vendim, qe merret per te gjashtin vit rresht, shkon ne kundrarryme me politikat e uljes apo ngrirjes se pagave dhe pensioneve ne Europe. Ne nje analize te gjate qe beri kryeminisri Berisha, ai dha argumentet e tij perse Shqiperia eshte ne gjendje te perballoje serish kete vendim dhe sipas kreut te qeveria gjithcka bazohet tek modeli ekonomik, qe Shqiperia ndoqi pas ardhjes ne pushtet te Partise Demokratike ne shtator 2005. Sipas kryeministrit Berisha eshte se Shqiperia ne keto vite ka faktuar se modeli i saj ekonomik i taksave te uleta, i qeverise se vogel me administraten me te vogel ne rajon, i investimeve ne infrastrukture dhe privatizimit te kompanive shteterore, ka rezultuar me rritje ekonomike edhe ne kohen e krizes me te rende financiare nderkombetare, me hapjen e bizneseve te reja dhe rritje te vendeve te punes dhe me dyfishim te te ardhurave ne buxhet ne nje hark kohor 4-vjecar.

“Eshte ky model ekonomik ajo qe ben te mundur rritjen konstante te pervitshme te rrogave dhe pensioneve. Jashte kesaj performance, jashte suksesit te modelit ekonomik, rritja e rrogave dhe pensioneve do te ishte teresisht e paimagjinueshme”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha deklaroi se me rishyqrtimin e ligjit te buxhetit ne parlament do t’i permbahet angazhimit per te mos rritur borxhin publik dhe deficitin buxhetor. Dhe se ndryshe nga politika e ndjekur prej socialisteve kur ishin ne pushtet, qeveria e tij nuk ka marre kurre borxh per fondin e pagave dhe pensioneve. Kreu i qeverise shfrytezoi rastin per te hedhur poshte qendrimet e opozites se vendi eshte ne prag katastrofe per shkak te politikave te ndjekura, nje prej te cilave eshte dhe rritja e pagave dhe pensioneve.

“Pretendimet se jemi ne prag te katastrofes jane sa te paverteta, aq edhe te pashpirt. Eshte e dhimbshme kur sheh se si kundershtaret tane kundershtojne rritjen epagave dhe pensioneve”, tha Berisha

Top Channel