Oscar, rregulla të reja për nominimet
02/07/2011 14:40
Më parë ishin pesë, më pas dhjetë dhe nga viti i ardhshëm filmat kandidatë për cmimin Oscar do të jenë nga 5 deri në 10.
Vendimi është marrë nga Akademia, e cila ka vendosur të kthehet në hapat e saj për të ruajtur cilësinë e konkurrentëve në kategorinë më prestigjoze të filmit.
Gjithashtu, vendimi është marrë pas vështirësisë së hasur për të gjetur dhjetë filma të denjë për të kaluar pasarelën.
Ndaj vendimit nuk kanë munguar kritikat. Disa mendojnë se rregulli i ri do t’i cojë studiot e kinemasë në strategji më agresive, ndërsa të tjerë presin një shkarkim adrenaline për evenimentin.
Top Channel