Alarm për mashtrimet kompjuterike

02/07/2011 15:45

Në një komunikatë për mediat, Policia e Shtetit dha sërish alarmin për
qytetarët, që të kenë kujdes në përdorimin e postës elektronike, sepse
mund të bien pre e mashtrimeve. Për këtë, policia publikon edhe numrin
0694102688, që i përket Sektorit Kundër Krimeve Kompjuterike.

Interneti dhe telefoni janë një ndër rrugët më të zakonshme për komunikimin me njëri-tjetrin. Por sa të sigurt jemi qe të mos biem pre e mashtrimeve? Befas në adresat tona elektronike mund të vijnë njoftime ku shpallemi fitues të llotarive marramendëse, në një shtet tjetër dhe kjo është një ndër format më të zakonshme. Forma të tilla së fundmi janë edhe njoftimet nëpërmjet telefonit.

“Shqetesimi duhet të jetë shumë i madh, sepse posta elektronike është thuajse si një pronë private, ku aty individi ka të gjitha të dhënat, ka shumë të dhëna personale që i ruan aty dhe nuk do që dikush tjetër t’i posedojë ato”, thotë Elton Kërluku, shef Kunder Krimeve Kompjuterike ne Policine e Shtetit.

Konkretisht formula me e re e mashtrimeve e denoncuar ne polici eshte e tille: Persona te panjohur dergojne mesazhe elektronike ne e-mail, duke u paraqitur si perfaqesues te kompanive yahoo, hotmail e te tjera, ne te cilat njoftohet se posta elektronike eshte e vjeter dhe duhet rinovuar fjalekalimi. Me tej autoret kerkojne nje plotesim formulari permes te cilit kerkohen gjeneralitetet, dokumenti i identifikimit dhe password-i i ri. Pasi autoret sigurojne formularin e ri, ata behen ne menyre te paligjshme posedues te postes sone elektronike dhe e perdorin per qellime mashtrimi. Por akoma me shqetesuese jane e-maile nepermjet te cilave njoftohemi se jemi fitues te nje llotarie apo se duhet te ndihmojme disa njerez ne gjendje te veshtire. E-mail-et, sipas zotit Kërluku, vijne nga Nigeria, vend i cili nuk ka ligj per krimet kompjuterike, por edhe Spanja dhe Arabia Saudite.

“Lidhur me e-mail-et mashtruese ne kemi hetime për rastet ku personat kanë dërguar para, kanë bërë transaksione me personat që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme”, tha Kërluku.

Nderkohe mes krimeve kompjuterike me te zakonshme por edhe te luftuara jane edhe perdorimi i kartave te klonuara. Per gjashtë muaj jane zbuluar ne Shqiperi 44 raste te tilla, me nente persona te arrestuar.

“Në radhë të parë duhet që në sistemin kompjuterik që përdorim, të kemi aktivizuar muret mbrojtëse të kompjuterit, te kemi një sistem antivirusi të mirë, te bejme rifreksim te herëpashershëm, si dhe të kemi një program ‘anti-spam’ në mënyrë që sistemi t’i filtrojë mesazhe të tilla”, sqaron Kërluku.

Top Channel