Tiranë, vritet me thikë 33 vjecari

01/07/2011 23:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pikë bastesh sportive në orët e mbrëmjes këtu në Tiranë.

Një 33 vjecar, identifikuar si Artan Këllezi ka gjetur vdekjen pasi është goditur disa herë me thikë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shtetasin Stilian Korabi si autor të dyshuar të vrasjes së Këllezit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, gjithsesi, nga të dhënat paraprake mësohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Top Channel