Libia, BA: Haga po i hedh benzinë zjarrit
30/06/2011 01:35
Bashkimi Afrikan kritikoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale për deklaratën e saj lidhur me mandate-arrestin ndërkombëtar ndaj liderit libian, Muamar Gedafi.
Presidenti i BA-së, Jean Ping deklaroi ditën e mërkurë se Gjykata e Hagës i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratën e saj.
“Të gjithë vërejnë se Gjykata e Hagës prononcohet gjithmonë në momentin e gabuar”, deklaroi Jean Ping në Guine ku ndodhet për samitin e 17 të Bashkimit Afrikan që mbahet ditën e sotme.
Top Channel