Vapa, shtohen helmimet

27/06/2011 16:20

Stina e verës shton me rreth 40 % pacientët në shërbimin infektiv, ndaj
mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshme e të bëhen mjekë
të vetvetes duke respektuar në mënyre strikte rregullat
higjieno-sanitare.

Drejtori i Qendres Spitalore Universitare Saimir Ivziku u kerkon qytetareve te mos neglizhojne kujdesin ndaj ushqimeve neper lokale per te evituar helmimet te cilat shtohen me rritjen e temperaturave, nderkohe premton se nga pikëpamja administrative jane marre te gjitha masat e nevojshme per te perballuar cdo situate.

Aktualisht në shërbimin infektiv paraqitet nje situate normale si persa i perket vizitave por dhe rasteve te shtruara.

Top Channel