PS dorëzon ankimimin e dytë

27/06/2011 15:20

Pak minuta më parë juristët e Partisë Socialiste kanë depozituar ne KQZ ankesen hetimore ku kërkohet kundërshtimi i vendimit Nr. 1158 datë 25/06/2011
të KQZ-së, që është edhe kërkesa e parë ankimore.

Kërkesa e dytë ka si qellim shpalljen si të pavlefshme  të zgjedhjeve në 284 qendra votimi, ku socialistët kanë argumentuar se ka patur probleme.Shkeljet e pretenduara dhe pasojat janë përmbledhur në këtë kërkesë ankimore për të cilën është autorizuar nga PS deputeti Fatmir Xhafaj.

Në kërkesën ankimore thuhet se sipas vetë tabelave të rezultateve të hartuara nga Grupet e Numërimit Vendor fillimisht dhe vetë KQZ në procesin e realizuar prej saj, rezulton se ka mospërputhje të rënda në rezultatin e kësaj zone zgjedhore, mospërputhje të cilat nuk janë pasojë e ndonjë gabimi njerëzor, pasi në atë rast do të ishte i korrigjueshëm, por që janë produkt i vetë procesit të votimit e numërimit, mospërputhje që demonstrojnë qartësisht shkeljen e ligjit.

Të gjitha këto fakte janë shkelje flagrante të ligjit, pasi janë pasojë e veprimeve në kundërshtim me parashikimet e ligjit zgjedhor. Mosrakordimi i tabelave të rezultateve përbën një shkelje të Kodit Zgjedhor. Në nenin 3, pika 4 të Kodit, Partia Socialiste në kërkesën ankimore gjithashtu thotë se sipër rezulton se, në rreth 35 % të kutive u konstatuan dhe dokumentuan probleme serioze të integritetit dhe sigurisë së tyre, gjë që vendos në pikëpyetje të drejtëpërdrejtë integritetin e materialit zgjedhor që ndodhet brenda tyre dhe për rrjedhojë bazueshmërinë dhe ligjshmërinë e vet vendimit të KQZ-së objekt të këtij ankimimi.

Top Channel