PD: Rama, maskaradë zgjedhjeve

27/06/2011 18:15

Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e PS se po përpiqet të errësojë procesin më të mirë zgjedhor të zhvilluar sipas saj ndonjëherë në Shqipëri.

“Sot shohim maskaradën e Ramës për të errësuar zgjedhjet. Shqiptarët e dinë se këto ishin zgjedhjet më të mira që ka bërë Shqipëria. Në këto zgjedhje morën pjesë rreth 1 milion e 600 mijë qytetarë, pjesëmarrje rekord krahasuar edhe me zgjedhjet e përgjithshme”, ka deklaruar zëdhënësja Albana Mustafaraj.

Sipas saj, në këto zgjedhje u kurorëzua fitorja e Lulzim Bashës, ndërkohë që Rama po sulmon institucionet nga dëshpërimi.

“Më shumë qytetarë votuan për kandidatin e Aleancës për Qytetarin, por më e rëndësishme është dëgjimi i zërit të cdo qytetari. Rama vazhdon me cirkun e tij dhe sulmon institucionet e pavarura. KQZ veproi sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që miratoi kërkesën e vetë zotit Rama”, ka shtuar Mustafaraj.

Top Channel