Gjiri i Lalzit, protesta për tokën

27/06/2011 15:10

Mbi 100 banore të fshatit Shën Pjetër të Ishmit dhe fshatrave përreth
kanë protestuar në rrënojat e lokaleve të tyre, kundër aksioneve të
ndërmarra nga Inspektoriati Urbanistik Ndërtimor Kombëtar për prishjen e
objekteve te tyre te sherbimit ne bregdet.

Prania e tyre ne kete proteste eshte shoqeruar nga forca te shumta te policise. Banoret paralajmerojne se do e pershkallezojne protesten me te cilin mund t’i kundervihen vendimit te qeverise per te privatizuar bregdetin.
 
Pronaret e lokaleve te prishura, ndryshe nga Inspektoriati qe deklaron se objektet jane te paligjshme, thone se jane kompensuar me toka ne bregdet dhe madje disa i kane perfituar muajt e fundit dhe me vendim gjykate.

Shqetesimi tyre erdhi ne rritje ditet e fundit kur pas nje aksioni te Inspektoriatit Ndertimor per prishjen e rrethimeve dhe disa lokaleve ne bregdet, u rivendos nje tjeter rrethim me tela deri ne brendesi te ujit. Ky rrethim do t’i sherbeje ndertimit te nje kompleksi te madh turistik privat, por banoret e zones kane pretendime per token ku do ndertohet duke thene se ajo eshte ne pronesi te tyre.

Kjo proteste ndodhi paraditen e se henes nderkohe pasi gazetaret dhe operatoret jane larguar ne vendin e protestes jane shtuar forcat e policise te cilat kane ndaluar dhjetra protestues. Te kontaktuar ne telefon ata thone se jane marre me force nga policia, e cila i mbajti ata te ndaluar prane vendit ku u zhvillua protesta. Te ndaluarit jane pjesmarres te protestes se organizuar paradite dhe pronare te tokes se rrethuar se fundmi me tela.

Top Channel