Marshim përkujtimor për Camërinë

26/06/2011 12:25

Mijëra pjesëtarë të komunitetit cam përkujtuan dje në Qafë Botë të Sarandës tragjedinë e madhe që i ndodhi paraardhësve të tyre që 7 dekada më parë u detyruan të braktisin shtëpinë për shkak të dhunës dhe vrasjeve në shtetin grek.

Rreth orës 17 ata nisën marshimin me moton “Trëndafilat e Camërisë”. Marshimi nisi nga varrezat e Kllogjerit, ku prehen eshtrat e mbi 2700 camëve që vdiqën gjatë udhëtimit të tyre për në Shqiperi.

Prej andej, turma i është drejtuar pikës së kalimit kufitar të Qafe Botës. Bashkë me anëtarët e komunitetit cam ishin edhe të ftuar nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora. Ishin gjithashtu edhe familjarët e Adem Jasharit.

Në fund të marshimit kryetari i PDIU, deputeti Shpëtim Idrizi ka mbajtur një fjalim ku ka dënuar “murin e fundit të Berlinit në Europë, atë mur që ka ngritur Greqia për këtë komunitet”.

Duke folur për pronat e camëve në Greqi, Idrizi deklaroi se camët janë të gatshëm t’i blejnë ato prona, duke ndihmuar kështu edhe shtetin grek që ndodhet në vështirësi të mëdha financiare.

Marshimi, që ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes, është mbyllur sërish në varrezat e Kllogjerit, ku pritet të ndërtohet edhe një monumet kushtuar vuajtjeve të camëve që u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Top Channel