Durrës, zjarr në fabrikën e tullave

26/06/2011 14:35

Një zjarr i fuqishëm ka rënë paraditen e sotme në një depozitë solari në fabrikën e tullave në Maminas.

Sipas informacioneve të fundit, për vënien nën kontroll të flakëve në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikës nga Tirana dhe Durrësi.

Autoritetet lokale njoftojnë se për momentin nuk raportohen viktima, ndërkohë që theksojnë se zjarri është përhapur për shkak të erës.

Pritet që pasi situata të jetë vënë nën kontroll zjarrfikësit të nisin një hetim për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel