Masakra ndaj cameve, përkujtohen të rënët

25/06/2011 14:55

Komuniteti çam pritet te organizoje rreth ores 17.00 nje marshim ne
perkujtim te masakrës ndaj popullsisë çame në Greqi. Me moton
“Trëndafilat e çamërisë” ky komunitet do te niset nga Varrezat e
Kllogjerit, drejt Qafë Botës ku do të zhvilloje edhe protesten.

Marshimi nis pikerisht, nga Kllogjeri i Sarandës, ku prehen 2700 persona qe vdiqen rruges, gjatë eksodit te popullsise se pafajshme, per t’i shpetuar genocidit grek.

Por ndersa pritet pelegrinazhi, sipas zyres se shtypit te PDIU-se, nje incident i rende u regjistrua ne mesdite ne piken e kalimit kufitar ne Qaf-Bote. Sipas informacionit paraprak te PDIU-se, ku deputeti i saj Dashamir Tahiri  i shoqeruar edhe nga kryetari i komunes Markat, Ismali Myrtaj, nuk u lejuan te kalojne kufirin.

Ata jane ndaluar nga ana e pales greke. Pas disa debatesh, deputeti Tahiri eshte lejuar te kaloj kufirin ndersa Myrtaj dhe disa gazetare qe e shoqeronin ate u ndaluan me pretendimin e pales greke se ata perbenin “Rrezikshmeri per rendin publik”.

Top Channel