KiE, rezolutë për Shqipërinë

25/06/2011 15:25

Në një draft-rezolutë të hartuar së fundmi, Komiteti i Monitorimit në
Këshillin e Europës, thote se refuzimi per te marre pjesë në zgjedhje,
nuk e ndihmon procesin demokratik në Shqipëri.

Ne dokument behet thirrje per dialog politik dhe opozites i kerkohet t’i jape fund bojkotimit te parlamentit. Raporti i monitorimit per periudhen qershor 2010-maj 2011, perpara zgjedhjeve lokale, veren ate qe e quan paaftesi partise ne pushtet dhe opozites per te bashkepunuar pas zgjedhjeve parlamentare të Qershorit 2009, qe shkaktoi per pasoje një krize të vazhdueshme dhe coi në ngjarjet e tragjike të 21 Janarit.

Aty permendet gjithashtu fakti qe asambleja  parlamentare i ka ftuar autoritetet shqiptare te permiresojne kornizen legjislative per procesin elektoral e te rrisin aftesite e administrates zgjedhore ne nje sere zonash. Asambleja i kerkon parlamentit shqiptar permiresim te rregullave te mbulimit mediatik dhe financimit te fushatave, te transparnces persa i takon pronesise se mediave, perberjes se komisioneve zgjedhore dhe listave te kandidateve. Partise Socialiste i behet thirrje t’i jape fund bojkotimit te punes se parlamentit e te hyje ne dialog konstruktiv me forcat e tjera politike.

Top Channel