Puthje në mes të dhunës

18/06/2011 02:30

“Jo dhunë, por puthje e dashuri”. Ky duket se ka qenë mesazhi i dy të rinjve të cilët në kulmin e përleshjeve mes forcave policore dhe protestuesve, kanë gjetur “kohë” për t’u puthur.

Gjithcka ka ndodhur në Vankuver. Tifozët e Canuks (skuadër hokeji), të xhindosur nga humbja e skuadrës së tyre me rezultatin 4-0 përballë Bostonit në finalen e Stanley Cup, dolën në rrugët e qytetit duke kryer akte vandale.

Në mes të përleshjeve dhe shkatërrimit, një cift zgjedh të puthet.

Fotoja e shkrepur rastësisht nga një fotograf i Getty Images, po bën xhiron në internet. Në shumë faqe e forume online fotoja shihet si shembulli më i mirë kundër dhunës.

FOTO GALERI
1/1
Puthje në mes të përleshjeve

Top Channel