Cifti anglez do të martohet 30 herë

18/06/2011 10:40

Alex Pelling e Lisa Grant, nga Manchester janë dy të rinj që e kanë
marrë seriozisht martesën e tyre. Ata kanë vendosur të martohen 30 herë
në vende të ndryshme me qëllim gjetjen e ritit perfekt për kurorëzimin e
lidhjes së tyre.

Alex e Lisa do të udhëtojnë nëpër botë për rreth dy vjet, duke u martuar në të gjitha vendet që do të vizitojnë duke zhvilluar atje edhe ritin martesor, për të vendosur më pas se cila është mënyra më e mirë.

Cifti është martuar zyrtarisht në Manchester përpara se të vendoste nisjen e udhëtimit të gjatë nëpër botë.

“Daily Mail” tregon se për udhëtimin ciftit i duheshin para, ndaj Alex vendosi të shiste oficinën e tij. Për momentin cifti ndodhet në Toronto, ku ka ndërmend të organizojë një martesë të stilit kanadez. Vendet e radhës për t’u vizituar janë India, Kina, Maroku.

Top Channel