
Ish-drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Dominique Strauss Kahn përdori imunitetin diplomatik gjatë ndalimit të tij nga policia, më 14 maj në aeroportin JFK.
Lajmi bëhet i ditur në një raport të prokurorisë së Manhatanit, që tregon rrethanat e arrestimit.
Strauss Kahn u arrestua nën akuzën se kishte dhunuar seksualisht kamarieren e një hoteli të Nju Jorkut, ku po qendronte.
Sipas raportit, në vecanti ai u kërkoi agjentëve të policisë nëse prangat ishin të nevojshme dhe u përmendi atyre se gëzonte imunitet diplomatik.
Aktualisht Kahn, pasi dha dorëheqjen nga posti i kreut të FMN-së, ndodhet në arrest shtëpie. Ai i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura duke deklaruar se është i pafajshëm.
Ndërkohë, avokati i tij Benjamin Brafman ka refuzuar të komentojë të dhënat e dala në dritë nga raporti i prokurorëve të Manhatanit.
Top Channel