Në botë numërohen rreth 2 miliard obezë

16/06/2011 11:30

Në vitin 2010 mbi 1.9 miliardë persona në botë ishin në mbipeshë, një rritje kjo prej 25 për qind krahasuar me vitin 2002.

Të dhënat dramatike vijnë nga studimi i ri i Worldwatch Institute, një nga më prestigjozët përssa i përket organizatave ekologjike amerikane.

Nga statistikat del në pah një kuadër alarmant: në 177 vende të botës 38 për qind e të rriturve, mbi moshën 15-vjecare, janë obezë.

Fjalët “mbipeshë” dhe “obez” janë tashmë të zakonshme në fjalorin tonë dhe shpesh ngatërrohen mes tyre, edhe pse në revistat shkencore kanë domethënie të ndryshme.

Top Channel