Kryeministri japonez i gatshëm për dorëheqje
02/06/2011 09:50
Kryeministri japonez, Naoto Kan është i gatshëm të japë dorëheqjen pasi emergjenca bërthamore të kthehet nën kontroll dhe të hidhen bazat për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit të shkuar.
“Dua që gjeneratat e reja të marrin funksionet e mia pasi kanë zhvilluar rolin që janë thirrur të respektojnë në rindërtimin e Japonisë”, është shprehur Kan.
Deklaratat janë bërë gjatë një mbledhje të deputetëve demokratë.
Ndërkohë Dhoma e Ulët japoneze ka hedhur poshtë me 152 vota pro dhe 293 kundër, mocionin e mosbesimit kundër kryeministrit Kan të propozuar nga të gjitha partitë e opozitës.
Top Channel