Topi: Britania e Madhe, aleate e fuqishme

31/05/2011 12:55

Lordi britanik Riçard Best, gjatë një takimi me presidentin Bamir Topi
ka premtuar vijimin e projekteve të përbashkëta rajonale për të zgjeruar
rrjetin e kërkimeve shkencore dhe për t’u dhënë mundësi studentëve
shqiptarë dhe nga vendet e tjera ballkanike, që të përfitojnë bursa
studimi në universitetet britanike.

Sic njofton zyra e presidentit Topi, takimi me Lordin britanik Riçard Best, Presidentin e Bordit Ndërkombëtar Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore, u zhvillua në kuadër të vijimit të marrëdhënie të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Presidenti Topi theksoi se “Britania e Madhe është për Shqipërinë një vend mik dhe një aleate e fuqishme në plotësimin e aspiratave integruese të popullit shqiptar”.

Gjatë takimit ku merrte pjesë edhe ambasadorja britanike në Tiranë Fiona Mekiluam, kreu i shtetit shqiptar ka folur edhe për sfidat e integrimit drejt Bashkimit Europian dhe rëndësinë e partnerëve ndërkombëtarëve  për t’ia arritur këtij qëllimi.

Lordi britanik Riçard Best shprehu mbështetjen e  Britanisë së Madhe për përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë në gjirin e familjes së madhe evropiane.

Top Channel