Ministri i Jashtëm gjerman Gido Westereelle deklaroi se Kosova ka bërë përparim të sigurtë.

Në debatin e fundit në Bundestagun gjerman kushtuar Kosovës, Westereelle ka kërkuar nga deputetët gjermanë zgjatjen e mandatit për ushtarët e Bundesëehrit në Kosovë.

“Qeveria gjermane,- ka thënë ai, – përsërit se statusi i Kosovës dhe çështja e kufijve në Ballkanin perëndimor është plotësisht e mbyllur. Në korrikun e vitit të kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vërtetoi përfundimisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë në harmoni me të Drejtën Ndërkombëtare”.

“Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën vitin e kaluar edhe pse u desh të përsëriteshin në disa zona, ato u mbajtën dhe rrodhën përgjithësisht të qeta. Këto zgjedhje u bojkotuan në veriun e Kosovës, por me këtë bojkot, serbët para së gjithash dëmtuan vetën”, tha ëestereelle, bën të ditur RTK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA