Sekretari i Ministrisë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar se autoritetet e Prishtinës në forumet ndërkombëtare duhet të paraqiten me termin UNMIK-Kosovë.

“Mendoj se mënyra më e mirë e paraqitjes së përfaqësuesve të Prishtinës në forumet rajonale do të ishte UNMIK-Kosovë, sepse UNMIK simbolizon rezolutën 1244 të OKB-së dhe komunitetin ndërkombëtar në Kosovë”, ka pohuar Ivanovic.

Zyrtari serb ka shtuar se Serbia nuk do t’i njohë kurrë dokumentet kosovare që përmbajnë vulën me termin “Republika e Kosovës”.

Për shkak të këtyre vulave, Serbia ndalon importin e mallrave kosovare në tregun e saj, gjë që ka detyruar Kosovën të shqyrtojë ndërmarrjen e masave të reciprocitetit.

Top Channel