Instituti Ballkanik i Politikave, IPOL, i ka sugjeruar drejtuesve të EULEX-it që të marrin në shqyrtim mbylljen e misionit.

Sipas këtij instituti, EULEX ka zhgënjyer të gjithë ata që prisnin që të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj” të dilnin para drejtësisë.

IPOL vlerëson gjithashtu se mungesa e besimit mes EULEX-it dhe institucioneve vendore pengon vendosjen e ligjit në Kosovë.

IPOL i ka rekomanduar qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it që të shfrytëzojnë më mirë Bordin e Sundimit të Ligjit, të ketë një koordinim më të mirë të brendshëm dhe të identifikojnë fushat ku misioni evropian mund të ndihmojë.

Top Channel