Drejtori i Bordit të Institutit Nacional Demokratik, Haëard Dean e
vlerësoi shumë të rëndësishëm procesin e reformës zgjedhore që po
zhvillohet në Kosovë.

Ai u takua me kryekuvendarin, Jakup Krasniqi dhe mori pjesë në një konferencë të organizuar nga NDI ku u diskutua për reformën zgjedhore. Dean, sipas RTK-së, tha se problemi i zgjedhjeve nuk qëndron vetëm te sistemi zgjedhor.

“Nuk është shumë me rëndësi se çfarë mënyre e numërimit bëhet por është me rëndësi që numërimi të bëhet në mënyrë të sinqertë. Ka sisteme të mira dhe se çfarë sistemi do të përdorni ju do ta vendosni vetë, por varet prej ndershmërisë së njerëzve”, tha Dean, duke shtuar se është e nevojshme që keqpërdoruesit të ndëshkohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA