Për t’iu përshtatur realitetit të ri kriminal në Greqi, policia vendase nisi trajnimin e forcave të saj në kurset e mësimit të gjuhëve të vendeve fqinje, mes të cilave edhe të shqipes.

Lajmi publikohet nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit që certifikoi 20 policët e parë të diplomuar në mësimin e gjuhës shqipe. Agjentët tashmë janë njohës shumë të mirë të gjuhës sonë.

Seminarët u zhvilluan në akademinë e policisë në Athinë e Veria.

Drejtuesit e policisë greke vlerësuan bashkëpunimin me palën shqiptare për mësimin e shqipes nga ana e efektivëve të tyre.

Kushtetuta e vendit ndalon punësimin e të huajve në radhët e policisë, ndërsa për cdo operacion autoritetet ishin të detyruara që të punësonin përkthyes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA