Të premten, Obama u takua me presidentët dhe krerët e qeverive të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, përpara të cilëve nënvizoi  rëndësinë e marrëdhënieve amerikane me shtetet e ish-Bllokut Lindor.

“Kemi patur një bashkëpunim të shkëlqyer shumica prej nesh përgjatë vitit të kaluar. Pres me padurim të kemi një tjetër darkë të dobishme si kjo, ku në mënyrë të hapur e të sinqertë të shkëmbejmë këndvështrimet tona e të riafirmojmë rëndësinë e kësaj miqësie mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të përfaqësuara këtu sot”, u shpreh presidenti amerikan.

Obama u tha udhëheqësve se Shtetet e Bashkuara gjejnë frymëzim tek liria dhe rritja ekonomike që vërehet në Evropën Qendrore dhe Lindore. Serbia dhe Rumania e bojkotuan darkën e punes në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Kosovës, të cilën ata nuk e njohin si shtet të pavarur.

Në darkë kishte përfaqësues të Austrisë, Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Polonisë dhe 10 vende të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Shqipëria po përfaqësohet në takim nga presidenti Bamir Topi ndërsa Kosova nga presidentja Atifete Jahjaga.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA